
Teksti: Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së shtunës pranë Urës së Milotit, në qarkun e Lezhës.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 18:00, shtetasi me inicialet Gj. Gj., i cili lëvizte me një automjet tip “Audi”, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër tip “Audi”, në lëvizje, që drejtohej nga M. J., 30 vjeç, banues në Rubik.
Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë kanë nisur ndjekjen e autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.






