Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të diele në lagjen “1 Maji” të Kuçovës, ku një automjet i parkuar është marrë në shënjestër.

Sipas Policisë, rreth orës 15:40, shtetasi S. R., 24 vjeç, njoftoi se ishte qëlluar me armë drejt automjetit të tij.

Nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa mbeten ende të paqarta motivet e sulmit dhe nëse 24-vjeçari ndodhej pranë makinës në momentin e të shtënave.

Pas veprimeve të shpejta hetimore, Policia identifikoi si autor të dyshuar shtetasin A. Ç., i njohur edhe me mbiemrin A. Gj., 32 vjeç, banues në Kuçovë.

Ai është shpallur në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu