
Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Shkozës, në Tiranë. I plagosuri është identifikuar si Dodë Legisi, ndërsa autori i dyshuar është shpallur në kërkim nga policia.
Sipas burimeve të Report TV, 45-vjeçari ka marrë një plagë me armë zjarri në kofshë dhe është transportuar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.
Nga hetimet paraprake dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.






