
Marjana Koçeku, deputetja e zgjedhur nga lista e Partisë Socialiste, ka bërë të dukshme edhe në sallën e Kuvendit ndarjen e saj nga socialistët.
Në nisje të sesionit të ri parlamentar, Koçeku nuk është ulur në rreshtin e deputetëve të PS-së, por ka zgjedhur vendet ku qëndrojnë përfaqësuesit e opozitës.
Ajo është parë e ulur pranë deputetëve Vangjel Dule të PBDNJ-së dhe Artan Luku të Partisë Agrare.
Lëvizja në sallën e Kuvendit vjen pasi Koçeku ishte larguar nga grupi parlamentar socialist në mesin e muajit korrik.
Ndarja e saj me PS-në kishte ardhur në një periudhë protestash qytetare kundër qeverisë, ndërsa tashmë distancimi është reflektuar edhe në vendin që deputetja ka zgjedhur në Parlament.






