Sesioni i ri parlamentar nisi me debate, akuza dhe përplasje politike, por në korridoret e Kuvendit vëmendjen e mori për disa çaste… Zegjine Çaushi.

Deputetja socialiste u shfaq me një pamje të ndryshuar ndjeshëm, aq sa gazetarëve iu desh një moment për të kuptuar se kush po kalonte përpara tyre.

“Zegjineja është kjo?”, dëgjohet batuta e gazetarëve, të surprizuar nga transformimi i deputetes.

Por nuk mbaroi me kaq. Teksa Çaushi vazhdonte rrugën në korridoret e Parlamentit, erdhi edhe batuta tjetër: “As ajo vetë nuk e di kush është!”

Mes halleve të politikës, debateve për Kushtetutën, integrimin dhe sesionin e ri, të paktën një çështje duket se i bashkoi për pak çaste të gjithë në Kuvend: kush është deputetja që sapo kaloi?

Zegjine Çaushi, sigurisht. Vetëm se këtë herë në versionin “sesioni i ri, look-u i ri”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu