SPAK ka dhënë këtë të hënë pretencën për dosjen ndaj Fatime Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut, duke kërkuar dënime për akuzat e pastrimit të parave dhe korrupsionit.

Për Fatime Kryemadhin, prokuroria kërkoi 7 vite e 6 muaj burg, që me gjykim të shkurtuar zbret në 5 vite, si dhe konvertimin e dënimit në shërbim prove për shkak të moshës. SPAK kërkoi gjithashtu konfiskimin e vilës së saj, duke argumentuar se është ekuivalente me shumën që dyshohet se është pastruar.

Për ish-kreun e AKEP, Pirro Xhixho, u kërkuan 4 vite e 6 muaj burg, ndërsa për Ema Çokun 7 vite burg, me kërkesë për pezullim të ekzekutimit dhe vendosje në shërbim prove.

Seanca e radhës është caktuar më 27 korrik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu