Soldiers stand on top of a tank on the Israeli side at the border with Gaza, amid a ceasefire between Israel and Hamas, as seen from Israel, February 12, 2025. REUTERS/Amir Cohen

 

Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura në misionin ndërkombëtar në Gaza. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se angazhimi fillestar i Shqipërisë do të jetë me katër oficerë shtabi.

Sipas Nufit, pas mbërritjes së tyre do të bëhet një vlerësim operacional për të përcaktuar nëse do të jetë e nevojshme dërgimi i një numri më të madh ushtarakësh në mision.

Ministri njoftoi gjithashtu se Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim për pagesë shtesë për efektivët e Forcave të Armatosura dhe zjarrfikësit e angazhuar në përballimin e zjarreve gjatë kësaj vere.

Ai tha se deri tani janë shuar mbi 27 vatra zjarri në disa qarqe të vendit, ndërsa në operacionet në terren janë angazhuar më shumë se 1.830 efektivë.

Në deklaratën e tij, Nufi komentoi edhe vendimin e Partisë Demokratike për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara për financimin e pajisjeve ushtarake. Ministri e cilësoi këtë lëvizje të papranueshme, duke theksuar se çështjet e sigurisë kombëtare nuk duhet të shndërrohen në debat politik.

Sipas tij, marrëveshja nuk bie ndesh me Kushtetutën dhe procedurat parlamentare u respektuan, ndërsa dokumenti monitorohet nga autoritetet amerikane.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu