
Prokuroria e Posaçme ka ndërmarrë veprime të reja hetimore në dosjen ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke autorizuar kontrolle në banesa, zyra dhe ambiente të tjera në Tiranë dhe Vlorë.
Kontrollet janë kryer nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), në zbatim të vendimeve të gjyqtarit të hetimeve paraprake. Sipas burimeve, veprimet lidhen me dyshime të reja të ngritura gjatë hetimit dhe synojnë sigurimin e provave shtesë për dosjen.
Lëvizjet e fundit vijnë pasi SPAK vendosi të zgjasë edhe me tre muaj afatin e hetimeve ndaj Ballukut. Ish-zëvendëskryeministrja është thirrur të paraqitet më 31 korrik për t’u njohur me vendimin e prokurorisë, por mësohet se ka kërkuar shtyrjen e paraqitjes për shkak të angazhimeve të tjera.
Belinda Balluku po hetohet për veprat penale të dyshuara të korrupsionit, pastrimit të parave dhe shkeljes së barazisë në procedurat e tenderimit.
Ndërkohë, SPAK pritet të vlerësojë provat e sekuestruara gjatë kontrolleve të fundit, të cilat mund të sjellin zhvillime të reja në hetim.






