Në Tiranë  po zhvillohet Samiti i katërt i Diasporës, ku kryeministri Edi Rama përcolli një mesazh të fortë për shqiptarët jashtë vendit: bëhuni pjesë e projektit më të madh kombëtar, integrimit në Bashkimin Europian.

Rama theksoi se Shqipëria ka kaluar një transformim të thellë, duke u kthyer nga një vend i paragjykuar në një histori suksesi që sot tërheq miliona turistë dhe investime të huaja. Sipas tij, diaspora nuk është më histori largimi, por një fuqi që shumëfishon zhvillimin e vendit.

Kreu i qeverisë nënvizoi se tashmë është përmbushur edhe një nga kërkesat kryesore të diasporës, e drejta e votës, e ushtruar për herë të parë në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Në fjalën e tij, Rama e cilësoi integrimin në BE si një mision historik që shkon përtej çdo qeverie, duke e krahasuar me amanetin e figurave si Gjergj Kastrioti dhe Ismail Qemali.

Ai ftoi shqiptarët kudo që ndodhen të rilidhen jo vetëm emocionalisht, por edhe ekonomikisht e politikisht me vendin, duke investuar dhe kontribuar në ndërtimin e së ardhmes së Shqipërisë si pjesë e familjes europiane.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu