Ish-kryebashkiaku i Eric Adams ka marrë nënshtetësinë shqiptare dhe është regjistruar si banor në Njësinë Administrative nr. 2 në Tiranë.

Pas marrjes së shtetësisë, Adams ka aplikuar edhe për t’u pajisur me dokumentet e identifikimit, përfshirë kartën e identitetit dhe pasaportën shqiptare.

Lajmi është bërë publik përmes një postimi në rrjetet sociale nga Florian Pullazi, i cili ka ndarë edhe foto nga momenti i regjistrimit.

Vetë Adams është shprehur se ky vendim për të marrë shtetësinë shqiptare lidhet me marrëdhënien e fortë dhe historike mes qytetit të Nju Jorkut dhe komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu