Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”.

Veliaj kishte kërkuar zëvendësimin e masës me alternativa më të lehta, si garanci pasurore ose detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore, por kërkesa nuk u pranua nga trupa gjykuese.

Vendimi i Gjykatës së Lartë la në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO-së të datës 24 shkurt 2026, i cili kishte konfirmuar arrestin me burg ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

Rekursi ishte depozituar më 6 maj, vetëm dy ditë pas vendimit të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë që vendosi një praktikë të re për masat e sigurisë, duke theksuar se arresti në burg duhet të jetë masa e fundit dhe të argumentohet me prova konkrete pas shqyrtimit të alternativave më të lehta.

Në kërkesën e tij, Veliaj argumentonte se kushtet ligjore nuk justifikonin vijimin e masës më të rëndë të sigurisë, por pretendimet nuk bindën Gjykatën e Lartë.

Erion Veliaj ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa ndaj tij SPAK ka ngritur 13 akuza, mes tyre korrupsion pasiv, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe vepra të tjera penale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu