Dy punonjës policie kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti të ndodhur në Kamëz, ku një automjet është përplasur me makinën e tyre të patrullimit.

Policia e Tiranës ka përgënjeshtruar raportimet se aksidenti ndodhi gjatë një ndjekjeje policore, duke i cilësuar ato të pavërteta.

Sipas njoftimit zyrtar, automjeti i Policisë po patrullonte në zonën ku ishte planifikuar me shërbim, kur u godit nga një makinë e drejtuar nga 26-vjeçari R. T.

I riu po lëvizte nga qendra e Kamzës në drejtim të rrugës “Berisha” dhe dyshohet se humbi kontrollin e automjetit.

Nga përplasja mbetën të dëmtuar dy efektivët, të cilët u dërguan në spital. Ata po marrin trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi 26-vjeçar nuk pësoi dëmtime dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë. Autoritetet po kryejnë veprimet procedurale për dokumentimin e ngjarjes dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu