
artia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili gjatë vizitës në Beograd deklaroi se vendi i tij nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Sipas PD-së, qëndrimi i presidentit ukrainas është jashtë kontekstit historik dhe bie ndesh me vendimet e NATO-s, të drejtën ndërkombëtare dhe qëndrimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Demokratët argumentojnë se deklarata e Zelenskyt favorizon politikën e presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe mund të nxisë, sipas tyre, qëndrime dhe veprime destabilizuese në rajon.
“Partia Demokratike hedh poshtë një deklaratë të tillë dhe e konsideron si një nxitje të Vuçiçit për qëndrime dhe veprime destabilizuese, që janë edhe në interesin e Vladimir Putinit dhe Rusisë”, thuhet në reagimin e PD-së.
Partia Demokratike kujton gjithashtu mbështetjen që Shqipëria dhe Kosova i kanë dhënë Ukrainës që prej nisjes së luftës me Rusinë, ndërsa e kontraston këtë qëndrim me marrëdhëniet tradicionale të Beogradit me Moskën.
Reagimi vjen pas deklaratave të Zelenskyt gjatë vizitës në Serbi, të cilat kanë shkaktuar kritika edhe në Kosovë dhe Shqipëri.






