Tensione të forta në spektaklin “Ferma VIP”. Pas ngjarjeve të ndodhura gjatë Prime-it të fundit, Agai ka vendosur të hapë një televotim të jashtëzakonshëm për fermeren Fabjola Elezaj.

Vendimi erdhi pasi Fabjola përdori gjuhë të konsideruar të papërshtatshme ndaj moderatores Arbana Osmani, si edhe për sjelljen e saj ndaj fermerit DJ Bujaka.

Brenda fermës mbërriti një zarf me vendimin e Agait, ku njoftohej anulimi i televotimit të një nate më parë dhe hapja e një televotimi të ri për publikun.

Pyetja që i është drejtuar publikut është:
“A duhet të vijojë të qëndrojë Fabjola Elezaj në Ferma VIP?”

Tashmë është publiku ai që do të vendosë nëse fermerja do të vazhdojë rrugëtimin në reality show apo do të largohet përfundimisht nga gara.

Ngjarja ka ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e programit janë ndarë mes atyre që kërkojnë largimin e menjëhershëm të Fabjolës dhe atyre që e konsiderojnë situatën të ekzagjeruar.

Stop rrugaçërisë në ekran! VIP-ja e panjohur nga Malësia e Madhe shan moderatoren live (Video)

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu