Dy turistë të huaj kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e së mërkurës pranë zonës së Syrit të Kaltër, pasi mjeti tip ATV me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi rreth 15 metra.

Sipas informacioneve paraprake, turistët ishin pjesë e një turi të organizuar kur humbën kontrollin e mjetit. Pas njoftimit të shërbimeve të emergjencës, në vendngjarje mbërritën policia, forcat zjarrfikëse dhe ambulanca.

Pas një operacioni të vështirë shpëtimi, dy të dëmtuarit u nxorën nga zona ku kishin rënë dhe u transportuan në Spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore.

Policia po kryen veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu