Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, deklaroi se qeveria shqiptare kishte rënë dakord me Komisionin Europian për të shfuqizuar ndryshimet e vitit 2024 që lidhen me zonat e mbrojtura dhe ligjin për investimet strategjike, përpara se të nisnin protestat kundër projektit në Zvërnec.

Gjatë Konferencës së 9-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel, Kos theksoi se mbrojtja e mjedisit është pjesë e kritereve të anëtarësimit dhe kërkon harmonizimin e plotë të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

“Mbrojtja e mjedisit është pjesë e kritereve të anëtarësimit në BE dhe aktualisht ka një sërë ligjesh që duhen ndryshuar për të përmbushur këtë kriter. Para se të nisin protestat, kishim rënë dakord me qeverinë shqiptare që të shfuqizoheshin amendamentet e vitit 2024 për zonat e mbrojtura dhe për investimet strategjike. Procesi i anëtarësimit është në vazhdimësi. Kapitulli 27 është më kërkuesi, dhe jo vetëm për shkak të kësaj proteste, por më së shumti sepse Shqipëria duhet të harmonizojë legjislacionin”, deklaroi Kos.

Deklarata e komisioneres vjen në një moment kur projekti turistik në Zvërnec dhe ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura kanë shkaktuar debate të forta politike dhe protesta të vazhdueshme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu