Oil tankers pass through the Strait of Hormuz, December 21, 2018. REUTERS/Hamad I Mohammed

Rusia, një nga eksportuesit më të mëdhenj të naftës dhe gazit në botë, ka nisur të importojë karburant nga jashtë, ndërsa sulmet ukrainase me dronë kanë goditur vazhdimisht rafineritë dhe infrastrukturën e saj energjetike.

Zëvendëskryeministri rus Aleksandr Novak konfirmoi nisjen e importeve, sipas agjencisë TASS, por nuk bëri të ditur sasitë. Ai deklaroi se qeveria po punon për rikthimin në funksion të rafinerive të dëmtuara dhe se problemet me furnizimin pritet të kapërcehen.

Shenjat e mungesës së karburantit janë shfaqur edhe në Moskë. Të paktën dy rrjete pikash karburanti kanë vendosur sërish kufizime për sasitë që mund të blejnë drejtuesit e automjeteve. Sipas medias ruse RBK, Gazprom Neft ka vendosur kufi deri në 60 litra për furnizim, ndërsa Tatneft lejon deri në 50 litra benzinë dhe 60 litra naftë.

Tensionet në tregun rus të karburanteve janë shtuar pas valës së sulmeve ukrainase ndaj rafinerive dhe objekteve të naftës. Megjithatë, presidenti Vladimir Putin deklaroi se goditjet shkaktojnë dëme, por nuk kanë pasoja kritike për ekonominë ruse.

Në të njëjtën kohë lufta po godet rëndë edhe tregtinë në Detin e Zi. Sipas një analize të Reuters të cituar nga Corriere della Sera, sulmet reciproke ndaj porteve dhe anijeve kanë reduktuar me 97% kapacitetin e Rusisë dhe Ukrainës për eksportin e grurit, ndërsa çmimi i tij është rritur me rreth 30% gjatë vitit të fundit.

Burimi: Corriere della Sera / TASS / RBK / Reuters

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu