Ilir Proda është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit sot, 1 mars.

Vendimi u mor pas protestës së opozitës. Ai mësohet se është shkarkuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama, një ditë pasi Policia e Shtetit nuk arriti të sigurojë rendin dhe qetësinë publike.

Ndërkohë, në krye të Policisë së Shtetit është komanduar Sokol Bizhga, i cili prej vitit 2022 mban detyrën e zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Proda u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit më 2 tetor 2024. Më herët ai ka mbajtur detyra si specialist i policisë kriminale, shef i Komisariatit nr. 2 në Tiranë dhe në Bulqizë, si edhe drejtor i Policisë së Elbasanit.

Kujtojmë se në protestën e zhvilluar nga opozita më 28 shkurt nuk munguan molotovët dhe mjetet piroteknike drejt institucioneve.

Incidenti më i rëndë u shënua në Vilën 31, ku u hodhën bomba molotov, të cilat rrezikuan sigurinë e personave që ndodheshin brenda godinës që shërben si seli e fondacionit “Art Explora”.

Si pasojë e shpërthimeve u shkaktuan dëmtime në godinë. Në lidhje me këto akte janë arrestuar katër persona.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu