
Laçi dhe Elbasani e kanë nisur sezonin e ri të Kategorisë Superiore me nga një pikë, pas barazimit 1-1 në javën e parë.
Elbasani kaloi në avantazh në minutën e 56-të, pasi fitoi një penallti pas ndërhyrjes së Kurtit ndaj Boriçit. Rubin Hebaj u tregua i saktë nga 11 metra dhe kaloi skuadrën e Ivan Gvozdenoviç në epërsi.
Laçi reagoi pas golit dhe shtoi presionin. Në minutën e 77-të, Traore iu afrua barazimit, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri.
Goli i kurbinasve erdhi në minutën e 84-t. Cena realizoi një goditje spektakolare nga distanca, duke e dërguar topin në cepin e portës për rezultatin 1-1. Ai ia dedikoi golin Olsi Myrtës, i cili kishte pësuar një dëmtim të rëndë pak ditë më parë.
Në fund, Elbasani pati edhe një mundësi me Deliun, por portieri Guri reagoi mirë dhe ruajti barazimin.
Kështu, Laçi rikthehet në elitë me një rezultat pozitiv, ndërsa Elbasani humbet avantazhin në minutat e fundit.






