
Një këngë e regjistruar në një studio improvizuar brenda një shtëpie dhe interpretuar nga një grup adoleshentësh me origjinë meksikane u kthye në një nga fenomenet më të mëdha muzikore të viteve ’60.
Bëhet fjalë për “96 Tears”, hitin e grupit ? and the Mysterians, i cili në vitin 1966 arriti vendin e parë në klasifikimin amerikan Billboard Hot 100 dhe u rendit si kënga e dytë më e suksesshme e vitit, menjëherë pas “California Dreamin'” të The Mamas & The Papas.
Edhe pse grupi nuk arriti të përsëriste suksesin dhe u shpërbë vetëm pak vite më vonë, “96 Tears” fitoi një jetë të dytë. Kritikët e muzikës e konsiderojnë sot një nga këngët që hodhi themelet e garage rock-ut, zhanër që më vonë frymëzoi edhe lindjen e punk rock-ut.
Kënga u shkrua nga Rudy Martinez, i njohur si Question Mark (Pikëpyetja), së bashku me shokët e tij adoleshentë në Miçigan. Me tingullin e thjeshtë, organon karakteristik dhe tekstin për një zemër të thyer, ajo u bë simbol i një brezi të tërë muzikantësh.
Pas publikimit, grupi provoi të rikthehej me disa këngë të tjera, por asnjëra nuk pati të njëjtin sukses. Megjithatë, ndikimi i “96 Tears” mbeti i jashtëzakonshëm dhe vazhdon të konsiderohet një nga këngët më me ndikim në historinë e rock-ut.






