Një përmbytje e befasishme dhe rrëshqitje masive dheu kanë shkaktuar katastrofë në kufirin mes Nepalit dhe Tibetit, duke lënë të paktën 157 të vdekur vetëm në Nepal.

Më shumë se 500 turistë rezultojnë të zhdukur, mes tyre 54 amerikanë, 53 ukrainas, 33 britanikë dhe mbi 100 shtetas indianë. Në Tibet janë konfirmuar tre viktima dhe 265 persona të zhdukur.

Zona e goditur frekuentohet nga pelegrinë dhe alpinistë që udhëtojnë drejt liqenit Mansarovar dhe malit Kailash.

Pamjet tregojnë një mur të fuqishëm uji dhe balte që përpin ndërtesa, shemb ura dhe detyron banorët të vrapojnë drejt kodrave. Mes të zhdukurve janë edhe ushtarakë, policë dhe punonjës të sektorit energjetik.

Autoritetet dyshuan fillimisht për një tërmet, por Shërbimi Gjeologjik Amerikan vlerëson se sinjali sizmik u krijua nga vetë rrëshqitja masive. Një akullnajë e shembur mund të ketë bllokuar përkohësisht lumin, duke krijuar më pas një valë shkatërruese.

Mbi 1.600 efektivë, helikopterë, dronë dhe qen kërkimi janë angazhuar në operacionet e shpëtimit.

Burimi: BBC News

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu