Emocione të forta dhe mijëra tifozë në rrugët e Milanos për t’i dhënë lamtumirën një prej ikonave më të mëdha të futbollit italian. Në Bazilikën e Sant’Ambrogio u zhvilluan funeralet e legjendës së Milanit, Franco Baresi, i cili u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare.

Në momentin kur arkivoli mbërriti në kishë, turma shpërtheu në duartrokitje dhe kore prekëse. “Ka vetëm një kapiten” dhe “Numri 6 do të jetë përgjithmonë Franco Baresi” ishin thirrjet që shoqëruan ceremoninë, duke nderuar njeriun që për dekada mbajti shiritin e kapitenit të Milanit dhe u bë simbol i besnikërisë ndaj fanellës kuqezi.

Në ceremoninë mortore morën pjesë figura të njohura të futbollit italian, mes tyre Roberto Baggio, Alessandro Costacurta, Massimo Ambrosini, Claudio Ranieri, Demetrio Albertini dhe ish-portieri brazilian Dida, të cilët i bënë homazhe një prej mbrojtësve më të mëdhenj në historinë e sportit.

Franco Baresi konsiderohet një nga legjendat absolute të Milanit dhe futbollit botëror. Ai ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme me klubin kuqezi, duke fituar trofe të shumtë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, ndërsa mbetet një nga kapitenët më të dashur në historinë e klubit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu