Italia mund të ketë ende një shans për të luajtur në FIFA World Cup 2026, falë një plani emergjent që po shqyrtohet nga FIFA.

Sipas raportimeve, pjesëmarrja e Iranit në Botëror mbetet në dyshim për shkak të tensioneve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çka ka detyruar FIFA-n të mendojë skenarë alternativë.

Hipoteza që po qarkullon gjithnjë e më shumë është organizimi i një “super play-off”-i mes katër kombëtareve, me dy gjysmëfinale dhe një finale, për të përcaktuar skuadrën që do të zëvendësonte Iranin në turne.

Sipas formulës së përfolur:

  • Italia dhe Danimarka do të përzgjidheshin si skuadrat europiane me koeficientin më të lartë që nuk janë kualifikuar.
  • Dy kombëtare aziatike me renditjen më të mirë do të plotësonin katërshen.

Fituesi i këtij mini-turneu do të siguronte një biletë për në Botëror.

Një tjetër alternativë që po diskutohet është kalimi direkt i një skuadre aziatike, ku favoritë konsiderohen Emiratet e Bashkuara Arabe.

FIFA ka përdorur më parë skenarë të ngjashëm. Një precedent ishte përpara FIFA Club World Cup 2025, kur përjashtoi klubin meksikan Leon dhe organizoi një play-off mes Club America dhe Los Angeles FC.

Vendimi final pritet të merret javën e ardhshme, pasi të gjitha skuadrat pjesëmarrëse duhet të konfirmojnë zyrtarisht praninë e tyre në Botëror të paktën 30 ditë para ndeshjes hapëse të 15 qershorit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu