
Italia ka rritur nivelin e alarmit për hantavirusin, pasi katër persona që ranë në kontakt me një paciente të infektuar janë vendosur nën mbikëqyrje shëndetësore.
Sipas Ministrisë italiane të Shëndetësisë, bëhet fjalë për pasagjerë të një fluturimi që kishin kontakt me një grua të shtruar në spital në Johannesburg të Afrikës së Jugut, e cila më pas humbi jetën nga virusi.
Autoritetet italiane kanë identifikuar kontaktet e katër pasagjerëve dhe kanë aktivizuar procedurat e mbikëqyrjes në rajonet:
- Kalabria
- Kampania
- Toskana
- Veneto
Ndërkohë, në Firence, një grua është vendosur në karantinë parandaluese.
Këshilltarja Rajonale e Shëndetit në Toskanë, Monia Mini, deklaroi se gruaja u kontaktua menjëherë nga autoritetet dhe po mbahet në izolim në pritje të testeve klinike.
Sipas Rajonit të Toskanës, kontakti me pacienten e infektuar nuk ka qenë i afërt apo i zgjatur, por masat janë marrë për “kujdes maksimal”.
Autoritetet po monitorojnë gjendjen e saj gjatë gjithë periudhës së inkubacionit dhe po identifikojnë kontaktet që ajo ka pasur pas ekspozimit të mundshëm ndaj virusit.
Guvernatori rajonal Eugenio Giani deklaroi se strukturat shëndetësore janë në gatishmëri të plotë.
Ndërkohë, Ministria italiane e Shëndetësisë bëri të ditur se në bordin e anijes MV Hondius ndodhet prej 6 majit edhe një epidemiolog italian i ECDC, për të mbështetur menaxhimin e emergjencës.
Sipas vlerësimeve të Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe ECDC, rreziku për popullatën në Europë mbetet aktualisht shumë i ulët.



