Ministria e Shëndetësisë ka publikuar informacionin e parë zyrtar mbi gjendjen e të lënduarve nga aksidenti i rëndë i ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas njoftimit, në Spitalin Universitar të Traumës ndodhen 12 persona të lënduar, të cilët po marrin trajtim mjekësor.

Prej tyre, 7 janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa mes të plagosurve ndodhen edhe një fëmijë dhe një i mitur.

Ministria bën me dije gjithashtu se një prej pasagjerëve ka mbërritur në spital pa shenja jete.

Ekipet mjekësore vijojnë të ofrojnë ndihmën e nevojshme për të plagosurit, ndërsa pritet një përditësim i mëtejshëm mbi gjendjen e tyre dhe bilancin e aksidentit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu