Macet njihen për aftësinë e tyre për të fshehur dhimbjen, ndaj shumë sëmundje zbulohen vetëm kur janë në fazë të avancuar. Veterinerja Eni Zemani nga Klinika 4 Zampe këshillon pronarët të jenë të vëmendshëm ndaj çdo ndryshimi në sjelljen e kafshës, pasi sinjalet e para shpesh janë shumë të lehta për t’u neglizhuar.

“Në momentin që kafsha juaj është letargjike, pra nuk ka dëshirë të luajë, gjumi bëhet shumë më i gjatë dhe dëshira për të ngrënë shumë herë më e pakët, kafsha juaj mund të ketë probleme shëndetësore”, shpjegon veterinerja Eni Zemani.

https://www.tiktok.com/@klinika_veterinare4zampe/video/7667267541030456593?is_from_webapp=1&sender_device=pc&web_id=7618915359260821010

Kafshët kanë instinkt të fortë për të mos e shfaqur dhimbjen, gjë që e bën edhe më të rëndësishëm vëzhgimin e përditshëm nga pronarët.

“Duhet të kemi parasysh që kafsha juaj e fsheh mjaft mirë dhimbjen, sidomos kur bëhet fjalë për fillimet e çfarëdo lloj problemi shëndetësor”, thekson Zemani.

Veterinerët rekomandojnë që ndryshime si ulja e aktivitetit, gjumi më i gjatë se zakonisht, mungesa e oreksit apo shmangia e lojës të mos konsiderohen si pjesë normale e plakjes. Një vizitë në kohë te veterineri mund të ndihmojë në diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve dhe të rrisë ndjeshëm mundësitë për trajtim të suksesshëm.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu