
Roberto Mancini është shumë pranë rikthimit në drejtimin e kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Giovanni Malagò, ka konfirmuar se zgjedhja e tij ka rënë mbi trajnerin që udhëhoqi Italinë drejt triumfit në Euro 2020.
Gjatë mbledhjes së Këshillit Federal, Malagò deklaroi se ka zgjedhur Mancinin dhe se bisedimet me të janë në zhvillim, ndërsa marrëveshja konsiderohet tashmë vetëm çështje formalitetesh.
Emri i Mancinit u propozua zyrtarisht para anëtarëve të Këshillit Federal, të cilët morën një kohë të shkurtër për konsultime përpara miratimit përfundimtar.
Në të njëjtën kohë, po diskutohet edhe emërimi i drejtorit teknik të kombëtares. Claudio Ranieri mbetet kandidati kryesor për këtë post, pasi Giorgio Chiellini ka refuzuar mundësinë për t’u larguar nga Juventusi.
Mancini drejtoi Italinë nga viti 2018 deri në vitin 2023, duke fituar Kampionatin Europian në vitin 2021. Ai u largua papritur për të marrë drejtimin e Arabisë Saudite, ndërsa tani është gati të nisë një kapitull të ri në stolin e “Axurrëve”.






