
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Rahovecin kanë shkaktuar përmbytje në disa zona, ndërsa në rrjetet sociale janë publikuar pamje dramatike ku një grua shihet duke u marrë nga rrjedha e fuqishme e ujit.
Videoja tregon momentin kur gruaja përfshihet nga ujërat e rrëmbyeshëm, ndërsa deri më tani nuk ka një informacion zyrtar mbi gjendjen e saj.
Përmbytjet kanë shkaktuar probleme në disa pjesë të Rahovecit, ku rrugët janë mbuluar nga uji dhe qarkullimi është vështirësuar.
Ekipet emergjente kanë dalë në terren për të menaxhuar situatën dhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonave të prekura nga reshjet intensive.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet në zonat e rrezikuara dhe të respektojnë udhëzimet e shërbimeve të emergjencës deri në normalizimin e situatës.






