Është zbardhur dëshmia e Rozalinda Plakës, 24-vjeçares që u mor peng nga ish-i fejuari i saj, Refit (Nertil) Buzi, pasi ai vrau me armë gjahu prindërit e saj në fshatin Vidhishtë të Roskovecit.

Në dëshminë e dhënë para oficerëve të Policisë së Fierit, në prani të një psikologeje, e reja ka rrëfyer se lidhja me Buzin kishte nisur në vitin 2020, por kishte përfunduar në vitin 2024, pasi ai nuk pranonte ndarjen.

Sipas saj, mëngjesin e krimit u zgjua nga një zhurmë e fortë dhe, sapo doli nga dhoma, pa ish-partnerin me një armë gjahu në dorë, ndërsa babai i saj, Kosta Plaka, ndodhej i shtrirë në dysheme, i mbuluar me gjak.

24-vjeçarja dëshmoi se u përpoq t’i kapte armën autorit, por ai e shtyu, e goditi me grusht dhe theu derën e dhomës, duke i shkaktuar plagë nga copat e xhamit. Më pas, sipas saj, e mori me forcë dhe e futi në automjet.

Rozalinda deklaroi gjithashtu se gjatë pengmarrjes Buzi komunikonte me policinë në telefon, duke u thënë efektivëve se nuk do t’i bënte keq asaj, por se do t’i jepte fund jetës.

Ngjarja ndodhi më 24 korrik në Vidhishtë të Roskovecit. Pas vrasjes së Kosta dhe Bejlere Plakës, Buzi mbajti peng ish-të fejuarën për disa orë, derisa ajo u lirua pas negociatave me shefin e Stacionit të Policisë së Roskovecit, Mariglen Koroveshaj. Më pas, autori u vetëvra gjatë rrethimit nga forcat RENEA.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu