Situata nga zjarret në Francë dhe Spanjë vijon të përkeqësohet, ndërsa autoritetet flasin për një nga krizave më të rënda të viteve të fundit. Mbi 300 mijë persona janë evakuuar në të dy vendet, ndërsa mijëra zjarrfikës po luftojnë me vatra të shumta të favorizuara nga temperaturat ekstreme dhe thatësira.

Në Francë, ministri i Brendshëm Laurent Nuñez deklaroi se zjarri në rajonin Gironde, pranë Bordosë, “ka jetën e tij tashmë”, duke e cilësuar situatën si të paprecedentë. Flakët ndodhen rreth 15 kilometra nga periferia e Bordosë, kanë përfshirë mbi 40 mijë hektarë tokë dhe po përhapen në drejtime të ndryshme, duke e bërë shumë të vështirë kontrollin e tyre.

Ndërkohë në Spanjë, vendi ka hyrë në ditën e pestë të emergjencës kombëtare. Zjarret kanë detyruar evakuimin e më shumë se 90 mijë banorëve në zonat pranë Madridit dhe Ávilës, ndërsa një vatër e re pranë Valencias ka detyruar edhe 15 mijë persona të largohen nga banesat. Që nga fillimi i vitit, sipas kryeministrit Pedro Sánchez, janë djegur rreth 150 mijë hektarë, gjashtë herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Meteorologët paralajmërojnë se vala e të nxehtit do të vazhdojë gjatë ditëve në vijim. Në Spanjë temperaturat pritet të arrijnë deri në 44 gradë Celsius, ndërsa edhe në Francë moti i nxehtë dhe erërat pritet të favorizojnë përhapjen e mëtejshme të flakëve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu