
Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, gjatë leximit të përmbledhjes së aktgjykimit në Hagë, tha se trupi gjykues ka konstatuar se të paktën 385 persona janë arrestuar dhe mbajtur në mënyrë arbitrare nga anëtarë të UÇK-së, në periudhën prill 1998–20 qershor 1999.
Sipas Smith, mes të ndaluarve kishte mësues, bujq, punëtorë, si dhe në disa raste gra e fëmijë. Ai tha se, me përjashtime të kufizuara, trupi gjykues nuk gjeti prova se të ndaluarit kishin marrë pjesë aktive në luftime apo përbënin kërcënim sigurie që do të justifikonte ndalimin.
Sipas konstatimeve të lexuara në sallë, viktimat dyshoheshin si “kolaboracionistë”, “spiunë” apo “tradhtarë”, ndërsa ndalimet janë kryer në 14 komuna të Kosovës dhe në disa vendndodhje në dy rrethe të Shqipërisë së Veriut.
Smith tha se të ndaluarve nuk iu garantua proces i rregullt ligjor dhe se në disa raste ata u keqtrajtuan ose u vranë.
Trupi gjykues konstatoi gjithashtu se 348 persona u trajtuan mizorisht dhe 303 prej tyre u torturuan, gjatë periudhës së shqyrtuar në aktgjykim.
Këto janë konstatime të trupit gjykues që po lexohen në kuadër të aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit; përgjegjësia individuale e secilit të akuzuar është çështje më vete nga konstatimi se krimet kanë ndodhur.
View this post on Instagram





