Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e kësaj të hëne në liqenin e Ulzës, ku një 37-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën pasi ra në ujë gjatë lundrimit me mjet lundrues.

Sipas informacionit paraprak të Policisë së Matit, rreth orës 18:20 është njoftuar se shtetasi A.Z., 37 vjeç, banues në Laç, duke drejtuar një mjet lundrues në liqenin e Ulzës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka rënë në ujë.

Paraprakisht dyshohet se, në përpjekje për të kapur sërish mjetin lundrues, ai është mbytur.

Për kërkimin e 37-vjeçarit janë njoftuar polumbarët e RENEA-s, ndërsa shërbimet e Policisë së Matit dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu