
Bora ka mbuluar Bjeshkët e Deçanit këtë të martë, më 22 shtator, duke krijuar pamje të pazakonta në ditët e para të vjeshtës.
Reshjet kanë përfshirë zonat e larta malore, ku ulja e temperaturave ka sjellë një ndryshim të menjëhershëm të peizazhit dhe brenda një kohe të shkurtër kullotat kanë nisur të zbardhen.
Pamjet e filmuara nga blegtorët që ndodheshin në bjeshkë tregojnë borën duke rënë me intensitet, ndërsa në zonë ndodheshin ende bagëti në kullota.
Reshjet e 22 shtatorit vijnë pas ndryshimit të kushteve atmosferike dhe rënies së temperaturave në zonat malore të Kosovës.
Për shkak të lartësisë së tyre, Bjeshkët e Deçanit regjistrojnë temperatura më të ulëta dhe mund të përballen me reshje bore më herët se zonat e ulëta.






