Drejtoresha e pezulluar e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, është vetëdorëzuar mbrëmjen e kësaj të marte në Policinë e Kosovës, pas masës së sigurisë të vendosur ndaj saj nga Gjykata e Posaçme.
Hyseni ka hyrë në territorin e Kosovës përmes pikës kufitare të Vërmicës, ku është paraqitur pranë autoriteteve policore. Prej andej ajo është shoqëruar drejt Shqipërisë.
Ndaj Hysenit është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa është pezulluar edhe nga ushtrimi i detyrës në krye të SHISH.
Masat janë vendosur në kuadër të hetimeve të SPAK që lidhen me dosjen “AKSHI”. Hyseni dyshohet për veprat penale “përkrahja e autorit të krimit” dhe “zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.
Më herët gjatë ditës, kryeministri Edi Rama njoftoi nga Nju Jorku lirimin e menjëhershëm të Hysenit nga detyra, duke deklaruar se drejtuesi i ri i SHISH do të zgjidhet pas konsultimit me Presidentin e Republikës i cili po sonte dekretoi shkarkimin e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu