Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të shtunë, 7 nëntor, në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, në Bulqizë.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, viktima është shtetasi G. M., rreth 62 vjeç, banues në Klos, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë kryerjes së punës.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 62-vjeçari ka humbur jetën.

Hetime për rrethanat e aksidentit

Menjëherë pas ngjarjes, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit fatal.

Ende nuk janë bërë të ditura hollësi mbi mënyrën se si është aksidentuar punonjësi apo kushtet në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht ngjarjen që i mori jetën 62-vjeçarit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu