Nënkryetari i BDI-së, Faton Ahmeti, ka reaguar pas protestës së zhvilluar në Tetovë kundër ndryshimit të emrave të disa rrugëve, duke e cilësuar pjesëmarrjen si një mesazh të qartë kundër asaj që ai e quan “serbizim të Tetovës”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti deklaroi se mijëra qytetarë kundërshtuan vendimin dhe akuzoi koalicionin VLEN për dështim në përpjekjet për ta minimizuar protestën.

Sipas tij, protesta shënon vetëm fillimin e reagimit qytetar ndaj procesit të ndryshimit të emrave të rrugëve. Çështja ka shkaktuar debat të fortë politik në Maqedoninë e Veriut, ndërsa BDI pretendon se vendimi cenon identitetin shqiptar të Tetovës.

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka akuzuar BDI-në për manipulim të opinionit publik lidhur me protestat për emërtimin e rrugëve në Tetovë.

Në një deklaratë, Mexhiti tha se vendimi është miratuar nga Këshilli Komunal me shumicë të dyfishtë (Badinter), ndërsa sipas tij përgjegjësia bie mbi BDI-në, e cila për më shumë se 20 vjet nuk ka siguruar pëlqimin e nevojshëm nga qeveria për ta bërë vendimin të plotfuqishëm.

Ai shtoi se në listën e miratuar përfshihen shtatë figura të historisë shqiptare dhe katër të historisë maqedonase, ndërsa paralajmëroi se Komuna e Tetovës do të vazhdojë procesin e emërtimit të rrugëve të tjera me emra të figurave shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu