
Në Shipkovicë të Tetovës, në Maqedoninë e Veriut, është ndezur mbrëmjen e së hënës “Flakadani i Lirisë”, në shenjë mbështetjeje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Ndezja simbolike e flakadanit vjen në prag të 16 shtatorit, kur pritet vendimi në procesin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Nga fshati shqiptar, që ndodhet rreth 10 kilometra në perëndim të Tetovës, pjesëmarrësit përcollën mesazhe solidariteti dhe mbështetjeje për ish-drejtuesit e UÇK-së.
Pamjet e “Flakadanit të Lirisë”, që ndriçoi mbrëmjen në Shipkovicë, janë shpërndarë edhe në rrjetet sociale.






