Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur pas mesnatës në Golem.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 00:20 të datës 25 gusht 2026. Një motomjet, në të cilin udhëtonin dy persona, u përplas me një bordurë.

Për pasojë, humbën jetën në vend drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. L., 44 vjeç, si dhe pasagjeri që udhëtonte me të.

Identiteti i pasagjerit nuk është përcaktuar ende. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës së dytë, dokumentimin e aksidentit dhe sqarimin e plotë të rrethanave.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu