
Deklarata e pasurisë së kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka rikthyer debatet politike pasi ai ka deklaruar shitjen e një prone me sipërfaqe 251 metra katrorë për 15 milionë euro.
Në Kuvend, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla kërkoi publikisht shpjegime për vlerën e transaksionit, duke pyetur se si është realizuar një shitje me një çmim kaq të lartë.
Në të njëjtën deklaratë, Shehaj raporton edhe blerjen e pronave të tjera me sipërfaqe rreth 4 mijë metra katrorë për 8.15 milionë euro, si dhe të ardhura të tjera dhe hua në miliona euro. Deri tani nuk ka pasur një reagim publik nga deputeti lidhur me pikëpyetjet e ngritura.






