Almedin Smaili, 26-vjeç, nga qyteti i afërt i Prizrenit, ka shtatë ditë që po ndihmon zjarrfikësit për të ndalur një zjarrin në Parkun Kombëtar të Maleve të Sharrit.

Reuters ka raportuar se si në jug të Kosovës, zjarrfikësit po luftonin kundër flakëve të fuqishme, duke pritur me shpresë për shi.

yacht hotel sarande

Në këtë situatë të vështirë, një djalosh i ri Almedini me motoçikletë iu afrua dhe tha: “Kam ardhur t’ju ndihmoj.”

Në bazën e departamentit të zjarrfikësve, dy burra mbushnin çantat e shpinës me 25 litra ujë secila, të cilat Smaili i transportonte te zjarrfikësit e tjerë për t’i ndihmuar në shuarjen e zjarreve që kishin përfshirë zonat me pisha.

Smaili, në shumicën e rasteve, mbante dy çanta me ujë me një total prej 50 litrash, së bashku me ushqim dhe shishe me ujë të pijshëm.

“Kur e pashë nëpër çfarë po kalonin zjarrfikësit dhe sa të përkushtuar janë, i thashë vetes se duhet të ndërmarr diçka,” tha Smaili, teksa përgatitej të transportonte më shumë ujë. Të mërkurën, ai i telefonoi tre shokë për të transportuar më shumë ujë, ndërkohë që puhia ndali flakët dhe një helikopter nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë filloi të hidhte ujë nga qielli. Sfida më e madhe ishte shuarja e drunjve të djegur që mund të ndizeshin përsëri me një zjarr më të madh.

“Për të arritur në pikën më të lartë me ujë në shpinë na duhen tri orë dhe djaloshi (Smaili) po e bënte këtë për më pak se dhjetë minuta,” tha Flamur Hoti, komandant i zjarrfikësve. “Kurrë nuk na e ka marrë mendja se do të mund të ishte kaq i dobishëm.”

Xhirimet nga kamera GoPro tregojnë Smailin duke i dorëzuar ujin kolegëve të tij, ndërsa motoçikleta e tij përshkonte shtigjet e pjerrëta të dhive të egra dhe arinjve të murrmë.

Pjerrinat e thepisura shiheshin djathtas dhe majtas përgjatë gjurmëve të zonave që ishin djegur më parë. Kamionët e zjarrfikësve nuk mund të ngjiten në terrenin me lartësi rreth 1,900 metra mbi nivelin e detit.

“Motorkrosi është hobi për mua, por gjatë kësaj jave u kthye në punë të vërtetë,” tha Smaili, duke qeshur.

“Kur e shoh ndikimin, më jep kënaqësi dhe gjatë këtyre ditëve asnjëherë nuk u lodha.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu