Aktet e dhunës gjatë protestave në Tiranë janë shtrirë edhe në Qytetin Studenti. Mbrëmjen e kësaj të enjteje, disa persona të përfshirë në protestë kanë sulmuar godinat e konvikteve, duke thyer xhamat dhe dëmtuar ambientet e tyre.

Sipas Euronews Albania, grupet e protestuesve janë zhvendosur drejt Qytetit Studenti, ku kanë vijuar dëmtimin e pronës.

Pamjet e publikuara tregojnë xhama të thyer në godinën numër 15, ndërsa godina numër 12 është sulmuar me sende të forta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Europa.al (@europa.al)

Incidentet janë regjistruar në orët e vona të mbrëmjes, pas një dite të gjatë protestash dhe përplasjesh me policinë në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Ende nuk ka një bilanc zyrtar të dëmeve të shkaktuara në konvikte dhe as informacion për persona të lënduar nga këto incidente.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu