
Në Finlandë, qindra hektarë pyje janë prerë për te ndertuar dy qendra datacenter të Google, pjesë e një investimi prej 13 miliardë eurosh. Punimet përgatitore nisën pa përfunduar vlerësimi i ndikimit në mjedis. Organizatat mjedisore reaguan, autoritetet urdhëruan pezullimin dhe kompania pranoi se nuk kishte përmbushur standardet e veta. Një rast pozitiv për mënyrën si trajtohet një problem serioz: denoncim, kontroll, përgjegjësi dhe masa konkrete. Pyetjet iu drejtuan kompanisë dhe institucioneve. Nuk iu kërkua drerit brirëlopatë të hartonte programin e shpëtimit kombëtar. Në Shqipëri, flamingoja nuk e pati këtë fat.
Nga një zog që duhej të simbolizonte mbrojtjen e lagunës, u kthye në mbajtësen e një revolucioni me aq shumë drejtime, sa në fund ishte e vështirë të kuptohej kush po mbronte natyrën dhe kush po kërkonte rastin për betejën e vet pasi deshtoi te hynte ne Parlamnet me daja dhe teze, apo me call center dhe para te pastruara me shitje vilash. Shqetësimet për mjedisin, pronën dhe transparencën ishin çështje që kërkonin përgjigje. Por protesta kundër projekteve në Zvërnec dhe Sazan u zgjerua në një lëvizje kundër gjithckaje ku te gjithe futen duart dhe perdoren frikn si argument. Flamingoja u nis për lagunën dhe mbërriti te largimi i kryeministrit, opozites, amerikes, trump, edhe u perdor edhe nga eurodemokratet dhe demokratet amerikane qe luften e humbur me shba dhe maga e trump ne vendin e tyre kerkojne ta fitojne ne bulevardin para Kryeministrise ne Tirane.
Në debatin që e rrethoi u hap edhe katalogu i madh ideologjik: komunistë e marksistë, Soros e anti-Soros, grupime pro e kundër LGBT-së, linja antisemite dhe interesa të huaja, Qorri, Lapaj, Shumë prej këtyre emërtimeve ishin pretendime për atë që fshihej pas protestës, jo përbërje e provuar e saj. Por katalogu tregon kaosin: të gjithë kishin një shpjegim, secili kishte një armik dhe flamingoja duhej t’i përfaqësonte të gjithë. Po ta ndjekësh këtë logjikë deri në fund, nën të njëjtën pankartë ka vend për ekologjistin dhe konspiracionistin, komunistin dhe nostalgjikun e Enverit, islamistin dhe aktivistin LGBT, antiamerikanin, sorosianin dhe antisorosianin. Një bashkim i jashtezakonshem në letër, derisa t’i pyesësh se çfarë duan të ndërtojnë pas revolucionit. Aty flamingoja do të duhej të fluturonte me urgjencë. Pak kush prej tyre di ku eshte Zverneci dhe mendojnen Sazanin sic e pershkruante komunizmi ne filma.
Edhe PD-ja ra ne kaos, ne fillim i quajti hipokrite dhe me pas shprehu mbështetje për protestën. Kauza mjedisore kishte hyrë tashmë në tregun politik. Për partitë që kërkojnë vëmendje, një flamingo me publik është mundësi që nuk lihet të shtegtojë kot.
Pastaj revolucioni kaloi nga ekologjia te kartografia. Në rrjete qarkulloi një imazh i manipuluar me tabelë kufitare, që përdorej për të pretenduar se Shqipëria i kishte shitur tokë Izraelit. CORRECTIV e rrëzoi imazhin dhe konstatoi se nuk kishte prova për shitjen e Sazanit apo Zvërnecit shtetit izraelit. Por në universin e memeve kufiri ishte vendosur, pushtimi kishte nisur dhe ekspertët kishin dalë në detyrë.
Nga resorti vajzes se Trump te “Izraeli në Shqipëri”, distanca u përshkua pa dokumente, pa prova dhe pa asnjë pengesë nga arsyeja. Këtu antisemitizmi shërben si karburant për konspiracionin: prejardhja hebraike e bashkeshortit te Ivankes trajtohet si provë e një plani territorial. Nuk shqyrtohet më projekti; shqyrtohet identiteti. Një paragjykim i vjetër merr një flamingo të re roze si dekor.
Google është bashkëthemeluar nga Larry Page dhe Sergey Brin, të dy me prejardhje hebraike. Në Finlandë kemi prerje të dokumentuara në qindra hektarë, një dëmtim konkret e të gjerë të natyrës. Megjithatë, në raportimet e konsultuara nuk shfaqet ndonjë revolucion me drerë, as meme që e shpallin pyllin finlandez territor izraelit.
Prejardhja e themeluesve nuk u bë shpjegimi i shpyllëzimit. Finlanda ofron shembullin pozitiv pikërisht këtu: problemi u trajtua me përgjegjësi institucionale dhe kërkesa mjedisore. Investimi i madh nuk e përjashtoi kontrollin; kontrolli nuk kërkoi shpikjen e një komploti etnik.
Dy projektet nuk janë identike dhe madhësia e dëmit nuk mund të krahasohet pa matje të përbashkëta. Por ndryshimi në retorikë është domethënës.
Në njërën histori kërkohen përgjigje për pemët e prera. Në tjetrën, pemët dhe zogjtë rrezikojnë të humbasin pas gjithë armiqve që secili sjell me vete. Flamingoja shqiptare, ndërkohë, duhet të mbajë mjedisin, opozitën, ideologjitë, revolucionin dhe kufijtë imagjinarë me Izraelin.
Për një zog që rri mbi një këmbë, i kërkuam të mbante në këmbë një kaos të tërë.






