Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar ashpër Norvegjinë dhe Komitetin Nobel pasi Çmimi Nobel për Paqen nuk iu dha atij apo Shteteve të Bashkuara.

Trump deklaroi se SHBA-ja, “e përfaqësuar prej tij”, duhej ta kishte marrë çmimin, duke argumentuar se gjatë presidencës së tij ka kontribuar në përfundimin e tetë konflikteve.

“Kam zgjidhur tetë luftëra dhe do të duhej një Nobel për secilën”, deklaroi Trump, duke shtuar se vendimi për të mos ia dhënë çmimin SHBA-së përbën sipas tij “një njollë të pashlyeshme për Norvegjinë”.

Presidenti amerikan shkoi edhe më tej, duke thënë se Uashingtoni “nuk do ta harrojë” këtë vendim.

Trump kritikoi gjithashtu vetë Çmimin Nobel për Paqen, duke pretenduar se ai është diskredituar nga njerëz me bindje ideologjike radikale.

Ai tha se nuk kishte dëgjuar më parë për fituesen e këtij viti dhe përsëriti pretendimin se asnjë president amerikan nuk ka realizuar në politikën e jashtme atë që, sipas tij, ka bërë administrata e tij.

Nobelin e Paqes e fitoi Navanethem “Navi” Pillay, juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-Komisionere e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Komiteti Nobel e vlerësoi për punën e saj në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare, të drejtave të njeriut dhe ndjekjes penale të krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit.

Pillay ka qenë gjithashtu gjyqtare në Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe ka drejtuar komisionin hetimor të OKB-së për territoret palestineze.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu