Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti është zgjedhur në përputhje me Kushtetutën, duke rrëzuar kontestimin e ngritur pas formimit të institucioneve të reja. Gjykata ka përcaktuar gjithashtu 6 tetorin si afatin përfundimtar për zgjedhjen e presidentit të ri.

Sipas vendimit, afati 60-ditor për zgjedhjen e kreut të shtetit ka nisur më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor. Nëse forcat politike nuk arrijnë marrëveshje brenda këtij afati, Kosova rrezikon të përballet sërish me zgjedhje të reja.

Kushtetuesja ka rrëzuar edhe kërkesën për vendosjen e masës së përkohshme ndaj punimeve të Kuvendit. Megjithatë, ajo ka konstatuar se procesi i konstituimit të Kuvendit është zhvilluar përtej afatit kushtetues 30-ditor dhe ka kërkuar që deputetët të zgjedhin edhe nënkryetarin e dytë.

Kuvendi u konstituua më 13 shtator dhe disa orë më vonë u votua edhe qeveria e re e drejtuar nga Kurti. Çështja përfundoi në Kushtetuese pas kundërshtimeve për mënyrën se si u zhvillua procesi i krijimit të institucioneve.

Vëmendja tashmë zhvendoset te Presidenca. Përpjekja për një kandidat konsensual dështoi pasi Bekim Sejdiu u tërhoq nga gara më 14 shtator, duke deklaruar se nuk kishte mbështetjen e nevojshme për t’u zgjedhur.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu