
Rritja e fortë e çmimeve të karburanteve po shton presionin mbi qeveritë europiane, ndërsa po dalin kërkesa që Bashkimi Europian të shqyrtojë një taksë të përbashkët mbi fitimet e jashtëzakonshme të kompanive energjetike. Në disa vende europiane benzina dhe nafta kanë kaluar 2.70 euro për litër, ndërsa Italia, Franca dhe Spanja po përdorin ose shqyrtojnë masa kombëtare për të zbutur kostot për qytetarët. Presidenti francez njoftoi gjithashtu se vendet e G7 do të mblidhen për krizën energjetike dhe do të diskutojnë edhe mundësinë e përdorimit të rezervave strategjike.






