Samir Mane ka zbuluar se një ditë do të shkruajë një libër për rrugëtimin e tij në biznes, por momentalisht thotë se është i fokusuar te zgjerimi i BALFIN Group.

Në një postim në rrjetet sociale, biznesmeni shqiptar shkruan se njerëzit e pyesin vazhdimisht përse ende nuk ka botuar një libër për historinë e tij.

“E vërteta është se aktualisht jam i zënë duke e rritur BALFIN Group në një nga korporatat më të suksesshme europiane”, shkruan Mane.

Ai shton se ndërkohë po mbledh histori dhe se në të ardhmen synon të shkruajë për njerëzit që ka takuar gjatë rrugëtimit të tij.

Mane veçon “mendjet brilante”, njerëzit që e kanë bërë të qeshë, por edhe ata që, sipas tij, i kanë treguar “se si duket joprofesionalizmi”.

“Një ditë e gjitha do të jetë në letër”, përfundon ai.

Postimi vjen në një periudhë kur BALFIN vijon zgjerimin e aktivitetit në disa vende dhe sektorë. Vetë grupi deklaron se operon në një numër tregjesh europiane dhe në Amerikën e Veriut.

Burimi: Instagram / Samir Mane

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu