
Grupi shqiptar Balfin vijon zgjerimin në tregjet e rajonit. Më 7 tetor do të hapet dyqani i parë i markës franceze të modës Kiabi në Maqedoninë e Veriut.
Dyqani i ri do të vendoset në qendrën tregtare East Gate Mall në Shkup dhe është pjesë e strategjisë së Balfin për të zgjeruar praninë e Kiabi përtej tregut shqiptar.
Ky është hapi i radhës pas hyrjes së markës franceze në Shqipëri, ku Balfin hapi dyqanin e parë Kiabi në gusht të vitit 2025, në bazë të një marrëveshjeje franchise.
Në gusht 2026 u hap edhe dyqani i dytë në Tiranë, me produkte për gra, burra dhe fëmijë.
Zgjerimi nuk pritet të ndalet në Maqedoninë e Veriut. Drejtuesi rajonal i Kiabi, Redon Sholla, ka bërë të ditur se në planet e kompanisë është edhe hapja e një dyqani në Kosovë.
Kiabi është një markë franceze e njohur për veshjet familjare me çmime të përballueshme dhe operon në një numër të madh tregjesh ndërkombëtare.
Për Balfin, zgjerimi i markës në Maqedoninë e Veriut dhe planet për Kosovën përforcojnë praninë e grupit shqiptar në sektorin e shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor.






