Juristi amerikan Paul Williams ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara për ish-krerët e UÇK-së, duke deklaruar se Qeveria e Kosovës duhet të shqyrtojë zhbërjen e gjykatës përmes ndryshimeve kushtetuese.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Williams kritikoi mënyrën se si, sipas tij, është zhvilluar procesi dhe argumentoi se po krijohet një barazim i padrejtë mes shqiptarëve dhe serbëve në trajtimin e krimeve të luftës.

“Duke parë sesi ka vepruar gjykata, mendoj se këto duhet të jenë hapat e radhës”, deklaroi Williams, duke i bërë thirrje Kosovës të thotë “Ndal” dhe të shqyrtojë ndryshimin e Kushtetutës për zhbërjen e Dhomave të Specializuara.

Ai pretendoi gjithashtu se vendimi mund të ketë pasoja për stabilitetin rajonal dhe të ndikojë në mënyrën se si interpretohen përgjegjësitë për krimet e luftës.

Williams ka qenë këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës në negociatat e Rambujesë më 1999 dhe në shtator të vitit 2025 dëshmoi në Hagë si dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit. (Radio Evropa e Lirë)

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu