Çlirim Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve që mbrëmjen e sotme të mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë dhe të qëndrojnë aty gjatë natës, në pritje të verdiktit të 16 shtatorit për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Haziri, djali i veprimtarit të zhdukur Xhavit Haziri, njoftoi se do ta kalojë natën në shesh, duke e lidhur pritjen e vendimit me historinë personale të familjes së tij.

“Si djali i Xhavit Hazirit, pritjen e njoh mirë. Jam rritur me të. Unë dhe familja ime presim edhe sot e kësaj dite”, shkruan Haziri.

Ai fton qytetarët që t’i bashkohen nga ora 21:00, duke kërkuar që nata para vendimit të kalohet në qetësi dhe së bashku.

“Ta zbardhim mëngjesin në shesh, në pritje të lirisë për çlirimtarët tanë”, shkruan ai, ndërsa thekson se vendimi, sipas tij, nuk prek vetëm fatin e të akuzuarve në Hagë, por edhe historinë e UÇK-së dhe të Kosovës.

Haziri e mbyll thirrjen me fjalët: “UÇK-ja ishte e popullit dhe populli është i UÇK-së”.

Takimi është paralajmëruar për sonte, 15 shtator, në orën 21:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu