7.

Një punonjës 32-vjeçar i OSHEE-së ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës në fshatin Trojas të Belshit.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, elektricisti me inicialet K.Z. po punonte për riparimin e linjës elektrike kur dyshohet se ra në kontakt me rrymën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30 dhe, pavarësisht përpjekjeve për ta ndihmuar, i riu nuk mundi të mbijetonte.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur verifikimet për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes dhe nëse janë respektuar masat e sigurisë gjatë punimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu